Mali i Zi hapi kapitullin e fundit, të VIII në negociatat me Bashkimin Evropian në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel, raporton korrespondentja e Shërbimit Publik nga Brukseli.
Ky është Kapitulli 8 – Konkurrenca.
Duke komentuar hapjen e Kapitullit 8, Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varheli tha se ky është “një sinjal i qartë i angazhimit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor”.
Ai gjithashtu tha se tani është e nevojshme të përqëndrohet në reforma, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, në mënyrë që Mali i Zi të mund të përparojë më tej në rrugën drejt BE.
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, vlerësoi se hapja e sotme e Kapitullit 8 është një pikë kthese në procesin e integrimit evropian të Malit të Zi.
Ai tha se Mali i Zi, me një entuziazëm të ri, në partneritet me BE, vazhdon të punojë shumë në axhendën evropiane.
Gjithashtu Ministri i Punëve të Jashtme, Srgjan Darmanoviq, tha se duke hapur të gjitha kapitujt negociues, Mali i Zi ka konfirmuar edhe njëherë kursin e tij të politikës së jashtme, dhe se pas anëtarësimit në NATO, ajo do të vazhdojë me integrimin e plotë në komunitetin e demokracive të zhvilluara perëndimore.