KF “DEÇIQ” HUMBË FINALEN E KUPËS SË MALIT TË ZI

KF Deçiq luajti mbrëmë ndeshjen e finales së Kupës së Malit të Zi kundër KF të Buduqnostit në Podgoricë, dhe humbi me rezultat 1-0. Ky është viti i dytë radhazi që Deçiqi luan finalen e Kupës kundër Buduqnostit, por pa e fituar. Buduqnosti, konkretisht Igor Qukoviq shënoi gol në minutën e 9-të të pjesës së parë. Lojtari Kristijan Vulaj, i cili u fut në vend të Erjon Vuçajt në minutën e 59-të, goditi me kokë në minutën e 73-të, por pa sukses sepse goditi shtyllën. Deçiqi ishte afër dhe e ndanin disa centimetra nga gola e barazimit që do ta afronte në minutat shtesë… Trajneri i Deçiqit, Vlladimir Jankoviq, pas ndeshjes u shprehë se referi i ndeshjes e dëmtoi Deçiqin me disa vendime të tija.

SHARE