JUSUFGJOKAJ DEKOROHET ME MEDALE BRONZI NË INNSBRUCK / MARASHAJ, SALIHAJ DHE JUNÇAJ FITUAN MEDALE TË ARTA NË ULQIN

Fundjaven e kaluar klubi Taekwodo “Besa” muar pjesë në dy aktivitete  në turneun ndërkombëtarë të Taekwondo-së G2 E2 Austrian Open në Innsbruck. Juniori i klubit “Besa”, Benan Jusufgjokaj, fitoi një medalje bronzi në këtë garë prestigjoze ku mbledhen pikët për rankingun evropian dhe botërorë. Angjella Berishaj nga World Rankings Junior ishte një hap larg medaljes, por ajo u mposht në raundin shtesë në ndeshjen për vendin e tretë, edhe pse deri në fund ishte në epërsi. “Jusufgjokaj ka arritur dy triumfe bindëse, ndërsa në gjysmëfinale humbi nga bullgari Kristian Georgiev, i cili u rendit i pari në renditje. Leo Gegaj dhe Aurora Vulaj kaluan nga një raund, ndërsa në start u mposht debutuesi, Damjan Junçaj”, tha trajneri i Besës, Nikolla Gegaj. Ai shtoi se turneu ka mbledhur 1700 garues nga 46 shtete, në konkurrencën e kadetëve, juniorëve dhe seniorëve.“Javen e suksesshime të klubit “Besa” e plotësuan Toni Marashaj, Adelina Salihaj dhe Nikolla Junçaj duke fituar medalje të arta në turneun në Ulqin”, ka thënë Gegaj. Javen që vjen tre sportista e klubit “Besa” Angjella dhe Andrea Berishaj dhe Benan Jusufgjokaj do të marrin pjesë në lojrat botërore në Sofia të Bullgarisë.  

SHARE