PAGA MESATARE NË MUAJIN MARS ISHTE 825 EURO

Paga mesatare (bruto) në mars të këtij viti në Mal të Zi ishte 1.032 euro, ndërsa paga mesatare pa taksa dhe kontribute (neto) ishte 825 euro, njoftoi Drejtoria për Statistikat MONSTAT.

“Paga mesatare (neto) në mars krahasuar me shkurtin shënoi rritje prej 0.5 për qind, ndërsa paga mesatare (neto) në mars 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak shënoi rritje prej 5.6 për qind. Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në muajin mars në krahasim me shkurtin shënuan një rritje prej 0.5 për qind, rezulton se fitimet reale kanë mbetur në të njëjtin nivel”, theksojnë nga MONSTAT.

SHARE