Parlamenti Evropian (PE) do të miratojë Raportin e Progresit të Malit të Zi në seancën e tij në Strasburg më 18 maj, në të cilin një pjesë e veçantë do t’i kushtohet reformës gjyqësore të shpallur dhe miratimit të ligjit për Ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë e Shtetit, shkruan Dan. Pasi të miratohet, raporti do të marrë karakterin e një rezolute të Parlamentit Evropian. Në seancën e 18 majit, pikat kryesore nga raporti do të shpjegohen nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Tonino Piculla, pasuar nga një diskutim, pas të cilit deputetët do të vendosin për dokumentin në tërësi. Rezoluta do të përmbajë vërejtje dhe komente të përgjithshme mbi çështjet më të rëndësishme dhe, siç u tha për gazetën Dan, një pjesë e veçantë do t’i kushtohet reformës gjyqësore.