Të gjithë kanë të paktën një palë atlete të bardha, sepse përshtaten në mënyrë të përsosur me gjithçka
Atletet e bardha janë palët e preferuara të veshjeve të shumë njerëzve – ato shkojnë me të gjitha kombinimet dhe ngjyrat, dhe janë komode dhe nuk dalin kurrë nga moda.
Megjithatë, e vetmja pengesë e tyre është se ato ndoten lehtësisht dhe duhet të pastrohen më shpesh se këpucët e tjera.
Në mënyrë që ato të duken gjithmonë si të reja dhe që materiali i tyre të mos dëmtohet, ndiqni këshillat në vijim, transmeton Telegrafi.
1. Asnjëherë mos i lani atletet të bardha në rrobalarëse
I njëjti rregull vlen edhe për makinën e tharjes së rrobave. Për të parandaluar që ato të shkoqen ose të dëmtohet materiali, mos i lani kurrë në këtë mënyrë.
2. Përdorni produkte natyrore pastrimi
Uthulla është një mënyrë e shkëlqyer për të hequr njollat nga atletet e bardha. Lyejeni leckën në uthull, më pas fërkoni butësisht atletet. Përveç kësaj, kombinimi i ujit, uthullës dhe sodës së bukës është shumë efektiv. Kur të bëni një përzierje të këtyre tre përbërësve, pastroni atletet me një furçë dhëmbësh.
3. Llak i bardhë
Nëse keni vënë re gërvishtje ose dëmtime në to, mund të përdorni llak të bardhë që do të ulë dukshmërinë e tyre.
4. Shamponi
Shamponi është një mjet i shkëlqyer për heqjen e njollave të yndyrshme. Gjithçka që ju nevojitet është të vendosni pak shampon në ato vende dhe ta fërkoni. Njollat dhjamore do të hiqen dhe rezultatet do t’ju kënaqin
Përveç këtyre katër këshillave, është shumë e rëndësishme që atletet e bardha të mos i lini direkt në diell dhe të mos përdorni zbardhues të fortë në tabanin e gomës sepse kështu mund ta dëmtoni lehtësisht. /Telegrafi/