Ndihma e njëhershme për pensionistët me të ardhura më të ulëta dhe qytetarët që janë përfitues të ndihmës materiale do të fillojë javën e ardhshme, njoftoi ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq.
Damjanoviq ka thënë se është paguar kësti i parë prej 27 milionë euro nga përkrahja buxhetore e Bashkimit Evropian për Malin e Zi dhe janë plotësuar kushtet për të paguar subvencionet për tejkalimin e krizës energjetike.
“Në komunikim me ministrin përkatës dhe Fondin PIO do të propozohet një sekuencë e saktë hapash për realizimin e ndihmës së përmendur, në mënyrë që gjatë javës së ardhshme Fond PIO të fillojë me përcaktimin e përllogaritjes dhe të fillojë realizimi i pagesës për përdoruesit përfundimtarë”, tha Damjanoviq.
Ai tha se shpreson që kjo punë të përfundojë javën e ardhshme.
“Dhe faktikisht, si më parë, askush nuk mund ta akuzojë qeverinë se është përfshirë në aktivitete të tilla në kontekstin parazgjedhor. Sekuenca e rregullt do të ishte që të fillojmë me këtë subvencionim pas ribalancimit, por nëse nuk do të kishim pritur kaq gjatë, ne do t’i shlyejmë këto pagesa me mjete nga rezerva aktuale, kështu që pas ribalancimit do t’i zëvendësojmë ato me para nga mbështetja e BE-së”, tha ai.