Në Mal të Zi nga sonte deri të shtunën priten kushte të paqëndrueshme të motit, të cilat mund të shkaktojnë ndërprerje, para së gjithash në fushën e komunikacionit dhe sistemin elektrik, paralajmëroi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Nga ai dikaster, thanë se priten sasi të bollshme reshjesh me erë të fortë jugore, sidomos në veri dhe në bregdet, ku reshjet e herëpashershme afatshkurtra do të kenë karakter të stuhishëm. “Pritet shkrirje e borës edhe në zonat malore, veçanërisht në ato më të ulëta, të cilat aktualisht janë të mbuluara me borë”, thuhet në njoftim.