‘BE TË MBAJË PREMTIMET PËR SHQIPTARËT’ / ROTH DHE LAJÇAK THIRRJE PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE

Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Rothi I ka bërë thirrje Bashkimi Europian duhet të mbajë premtin për hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mesazhi i qartë erdhi pas një takimi të zhvilluar me të dërguarin special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak. Roth insistoi se Ballkani Perëndimor i takon BE-së, duke kërkuar gjithashtu liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës Roth thotë se Shtetet e Ballkanit Perëndimor meritojnë më shumë se vetëm fjalë dhe se ka ardhur koha që BE-ja duhet t’i mbajë premtimet që i ka dhënë rajonit. Sipas ish-ministrit gjerman, unioni është vonuar tashmë për bisedimet për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për Kosovën. Me qëndrimin e tij, u pajtua dhe Lajçak i cili e rishpërndau postimin duke shkruar: “nuk mund të pajtohesha më shumë me vlerësimin tuaj”! Michael Roth kishte shërbyer në postin e ministrit shtetëror për Europën në periudhën 2014-2021, në kohën kur kancelare e Gjermanisë ishte Angela Merkel. Roth është shfaqur gjithnjë si mbështetës i madh i shqiptarëve dhe i rrugëtimit të rajonit drejt BE-së.

SHARE