ABAZOVIQ: PRIORITETI I TË GJITHA PRIORITETEVE ËSHTË VOTIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE

Prioriteti i të gjitha prioriteteve është votimi për një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe profesionale, tha kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, pas takimit me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Podgoricë, Judy Reising Rejnke. “Patjetër që nuk duhet të ketë vonesa dhe bllokim të mëtejshëm të rrugës evropiane të Malit të Zi”, shkroi Abazoviq në Twitter. Ai theksoi se ka pasur një bisedë konstruktive me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SHARE