PAGA MINIMALE NGA 1 JANARI 450 EURO

Paga minimale në Mal të Zi nga 1 janari 2022 do të jetë 450 euro, në vend të 250 eurove aktuale. Për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit të Punës votuan 77 deputetë – 50 pro dhe 27 abstenuan. Përveç rritjes së pagës minimale nga 1 janari 2022, programi “Evropa Tani” parashikon edhe heqjen e kontributeve të sigurimeve shëndetësore, vendosjen e një pjese të patatueshme të pagës bruto prej 700 euro dhe taksimin progresiv të pagave mbi 1000 euro. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq, tha se sot, pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Punën në Kuvend, është një ditë historike për Malin e Zi.

SHARE