GJEKA NË NJU JORK: INICIATIVA PËR BINJAKËZIMIN E ULQINIT DHE STATEN ISLAND

Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Fatmir Gjeka të dielën përfundoi vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai gjatë vizitës bisedoi me kongresmenen, Nikole Malliotakis, me zyrtarët e lartë të qytetit të Nju Jorkut dhe me përfaqësuesit e diasporës shqiptare në këtë shtet. Gjatë këtyre takimeve u dakordua iniciativa për binjakëzimin e Ulqinit dhe Staten Island, vendbanim i Nju Jorkut ku kryesisht jetojnë përfaqësuesit e diasporës tonë. Gjeka ishte i pranishëm edhe në kremtimin e Ditës së Flamurit, i cili të premten u organizua në Nju Jork.

SHARE