DORËZOHET NË KUVEND, INICIATIVA PËR SHKARKIMIN E QEVERISË

Deputetët e opozitës, 40 prej tyre, dorëzuan në procedurë parlamentare nismën për mosbesimin e Qeverisë së Malit të Zi. “Siç është paralajmëruar, 40 deputetë të opozitës kanë dorëzuar në procedurë parlamentare propozimin për mosbesimin e Qeverisë së 42-të të Malit të Zi”, ka shkruar në Twitter kryetari i Partisë Socialdemokrate, Rashko Konjeviq. Ai tha se presim mbështetjen e një shumice bindëse të deputetëve. Në propozim thuhet se Mali i Zi, nën udhëheqjen aktuale të Qeverisë, është futur në krizën më të madhe politike dhe institucionale që nga futja e sistemit shumëpartiak. Thuhet se kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe Qeveria kanë kohë që e kanë humbur legjitimitetin, duke qenë se Qeveria nuk e ka mbështetjen e shumicës parlamentare.

SHARE