Ashure me fruta të thata, shegë dhe mjaltë ,mjafte te shijshme.
Përbërësit
- 600 gr grurë
- 1500 ml ujë
- 4-5 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë gjelle kanellë pluhur
- 100 gr rrush të thatë
- 180 gr arra të thërmuara
- 100 gr kumbulla të thata dhe fiq të thatë.
- Kokrrat e një shege mesatare.
Udhëzimet
- Lajmë grurin dhe e shtojmë në një enë të thellë.
- Shtojmë ujin me pak kripë dhe e zjejmë në zjarr të ngadaltë për gati 1-2 orë.
- Pasi gruri është zjerë dhe ka trashur ujin e largojmë nga zjarri dhe i shtojmë kanellën. E përzjejmë mirë.
- Më pas shtojmë lugët e mjaltit, kumbullat, rrushin apo dhe fiqtë e thatë .
- Kumbullat dhe fiqtë i presim në copëza të vogla.
- E shtrojmë nëpër gota apo enë ëmbëlsirash dhe e mbulojmë me arra të shtypura, rrush të thatë, shegë dhe e pluhurosim me kanellë.
- Ju bëftë mir!