ANULOHET VIZITA E PRESIDENTES SË KE-së, VON DER LEYEN

Është anuluar vizita e sotme e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Mal të Zi, njoftoi Qendra Informative e BE-së. “Vizita e sotme e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Mal të Zi, për fat të keq do të duhet të shtyhet për një datë tjetër, sepse për shkak të kushteve atmosferike, avioni i delegacionit nuk mund të ngrihet nga aeroporti i Beogradit. Vizita do të jetë organizuar në një datë të re që do të bihet dakord reciprokisht”, thuhet në njoftim. “Fatkeqësisht, për shkak të motit të keq, m’u desh ta shtyja vizitën time në Malin e Zi këtë mëngjes. Po e zhvendosim datën e vizitës. Mezi pres të vizitoj vendin tuaj të bukur së shpejti,” tha von der Leyen në Twitter.

SHARE