RIKTHEHET ORA DIELLORE / NATËN E TË SHTUNËS, AKREPAT PAS ME 60 MINUTA

Edhe këtë vit i njëjti ritual: natën mes të shtunës 30 tetor dhe të dielës, 31 tetor, në tre të mëngjesit, duhet të kthejmë pas akrepat e orës duke rifituar orën që kishim humbur në fund të marsit e duke i rivendosur në linjë me kronometrin që i rregullon ditët tona me rrugëtimin e diellit. Do të flemë një orë më shumë por do të humbasim 60 minuta dritë në fund të pasdites. Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të marsit ose deri në natën mes të shtunës së 26 marsit dhe të dielës së 27 marsit 2022. Mjetet elektronike të lidhura me internetin azhornohen në mënyrë automatike ndërsa orat e murit e të tjera duhet të rregullohen me dorë. Nuk ka risi për momentin për propozimin e abrogimit të ndryshimit orar sezonal, për të cilin Bashkimi Evropian kishte ftuar vendet anëtare të deklaroheshin brenda 2021. Ky afat kohor duhej të ishte viti i ndryshimit në të cilin secili vend do të vendoste nëse do të adaptonte përgjithnjë orën diellore ose orën ligjore për të evituar problemet psikofizike të lidhura me ndryshimin e orës. Në të vërtetë, për momentin, cdo përpjekje duket e ngrirë pasi prioritetet e shkaktuara nga pandemia e kanë zhvendosur vëmendjen në cështje shumë më urgjente. Ndryshimi i orës, në këtë rast nga ora ligjore në atë diellore, prek në vështrim të parë më pak organizmin në krahasim me ndryshimin që ndodh në pranverë. Kthimi pas i akrepave do të thotë se në mëngjes ka një orë më shumë për të fjetur, pa ankthin për të vrapuar shpejt drejt zyrës e takimeve. Por pasdite ama, errësira vjen 60 minuta më parë, e kjo ka pasoja në pagjumësi, malinkoli dhe përshtypjen se po kridhesh në një stinë jo të këndshme.

SHARE