DEPUTETËT PËRFUNDUAN DISKUTIMIN PËR PROPOZIMET PËR VENDIMIN PËR HUAMARRJEN DHE RIBALANCIMIN E BUXHETIT TË KËTIJ VITI

Mbrëmë vonë, deputetët përfunduan diskutimin për propozimet për vendimin për huamarrjen dhe ribalancimin e buxhetit të këtij viti. Propozime me të cilat krijojnë bazën për pagesën e rritjes së jashtëzakonshme të pensionit minimal, shlyerjen e borxheve të Fondit të Shëndetësisë për normalizimin e furnizimit me barna, pagesën e një pjese të rritjes së përfitimeve sociale, rritje të jashtëzakonshme të pagave në shëndetësi dhe arsim… Është bërë e ditur se për këto akte do të proponcohen në vazhdim. Për shkak të të gjitha shpenzimeve të jashtëzakonshme, deficiti buxhetor është rritur për 180 milionë euro, kështu që sipas projeksionit deri në fund të vitit do të jetë 438.24 milionë apo 8 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Sipas diskutimeve të deputetëve, propozimi i ribalancimit do të kalojë në Parlament. Mbështetja u njoftua nga përfaqësuesit e shumicës parlamentare nga 30 gushti 2020 (FD, URA-s dhe Demokratëve), si dhe përfaqësues të pakicave boshnjake dhe shqiptare. Mbetet e paqartë sesi do të votojnë deputetët e PSP-së dhe SDP-së, ndërsa SD-ja gjatë diskutimit në komisionin e ekonomisë të hënën njoftoi se nuk do t’i mbështesë këto akte.

SHARE