KRIVOKAPIQ: PRIORITETI STRATEGJIK I QEVERISË ËSHTË SUNDIMI I LIGJIT

Prioriteti strategjik i kësaj Qeverie është sundimi i ligjit dhe zbatimi i parimit të korrupsionit zero, tha kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq. “Ne jemi të vendosur të zbatojmë reformat gjithëpërfshirëse në Kapitujt 23 dhe 24 dhe të përshpejtojmë aktivitetet përmes një procesi të fokusuar të planifikimit dhe zbatimit të planeve dinamike për Kapitujt 23 dhe 24. Unë besoj se në këtë mënyrë ne do të tregojmë në veprim se Mali i Zi mbetet i palëkundur në kursin evropian, dhe rezultatet tona do dëshmojnë fuqinë transformuese të integrimit evropian dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë,” tha Krivokapiq në sesionin e dytë të Kolegjiumit për Negociata. Anëtarët e Kolegjiumit diskutuan aktivitetet kryesore të planeve dinamike për Kapitujt 23 – Drejtësia dhe të Drejtat Themelore dhe 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria, si dhe zbatimin e projekteve nga Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA) në pjesën e sundimit të ligjit. Kënaqësia u shpreh me faktin se mbështetja për sektorin e sundimit të ligjit pritet përmes IPA 2020 për veprime në fushën e forcimit të efikasitetit të gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

SHARE