GJEKA: OPOZITA EDHE PARTITË NË PUSHTET TË MBËSHTESIN REZOLUTËN E PSD-së

Kryetari i Partisë Demokratike (PD) dhe njëherësh deputet i Koalicionit Shqiptar “Bashkë nji za”, Fatmir Gjeka, beson se Mali i Zi duhet të qetësojë tensionet dhe të drejtojë energjinë e politikanëve dhe qytetarëve drejt temave të rëndësishme për jetën e përditshme. Ai pret që të gjitha partitë opozitare, por edhe shumica e partive në pushtet që janë në favor të rrugës evropiane, do të mbështesin Rezolutën e PSD-së. “Prandaj, unë mendoj se Rezoluta e propozuar nga Partia Socialdemokrate është një hap domethënës përpara. Projekt-rezoluta për stabilizimin e situatës politike dhe arritjen e një konsensusi evropian synon të kontribuojë në ndalimin e ndarjeve të mëtejshme dhe fillimin e një dialogu gjithëpërfshirës, pa të cilat nuk ka përparim për qytetarët tanë,” tha Gjeka. Ai thotë se është e qartë se shumica dërrmuese e qytetarëve të Malit të Zi janë pro vazhdimit të rrugës evropiane, e cila në këto momente është në një plan të dytë.”Është jashtëzakonisht e rëndësishme që konsensusi evropian të konfirmohet në Parlamentin e Malit të Zi, i cili padiskutim ekziston, dhe kështu dërgon një mesazh të qartë për partnerët tanë ndërkombëtarë,” tha Gjeka.

SHARE