SONTE FILLON PANAIRI I LIBRIT NË ULQIN

Këtë të premte, 29 korrik 2022, në orën 20.30, në Ranë, filloi ngjarja tradicionale kulturore ndërkombëtare “Panairi i Librit – Ulqini 2022”, organizuar nga Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike Ulqin, Instituti i Librit dhe Promocionit nga Tirana dhe Qendra Kulturore e Ulqinit. Kjo ngjarje shënon edicionin e 21-të, do të zgjasë pesë ditë, pra deri më 2 gusht. Gjatë panairit, gjegjësisht me 30 korrik me fillim ne ora 21.00, do të organizohet mbrëmje letrare kushtuar shkrimtarëve Balsha Brkoviq dhe Fatmir Toci, ku më pas do të shtrohet një koktej rasti për të gjithë të pranishmit. Përndryshe, kjo ngjarje është organizuar në Ulqin që nga viti 2001, ku më shumë se 50 ekspozues nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Bosnja dhe Hercegovina dhe vendet e tjera të rajonit prezantojnë rregullisht botimet e tyre. “Panairi i Librit” deri më tani është hapur nga emrat më të njohur të letërsisë, si dhe udhëheqësit e Malit të Zi dhe Shqipërisë, përkatësisht Presidenti Filip Vujanoviq, Rexhep Mejdani, Aleksander Mojsiu, Bamir Topi, dhe disa ministra të kulturës dhe arsimit nga rajoni. Këtë vit, ajo nderë do t’i takoi ministres se Ministrise se kulturës të Malit të Zi z.Masha Vlaoviq, ministrit të Ministrisë së kulturës dhe sportit të Kosovës z.Hajrullah Çeku si dhe ministrit së Ministrisë së arsimit dhe shkencës të Maqedonisë së veriut z.Jeton Shaqiri. Sigurisht që do të jetë një mundësi që ato në Ulqin të diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellët në fushën e kulturës midis vendeve tona.

SHARE