GJELOSHAJ: SË BASHKU DUHET TË BALLAFAQOHEMI ME SHUMË SFIDA, SE VETËM KËSHTU MUND TË KEMI REZULTATE KONKRETE

Mbrëmë në SHBA, nën organizimin e Fondit Humanitar Trieshi në NY, u mbajtë një tubim ku përveç mërgimtarëve prezent ishin qindra pjesëmarrës nga e krejt Malësia, si dhe kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. Gjeloshaj shkruan se ky ishte momenti për të kujtuar angazhimin e kësaj organizate humanitare për rrugën e Trieshit, vendosjen e bustit të Gjergj K. Skënderbeu në oborrin e shkollës fillore, që mban emrin heroit tonë, sigurimin e transportit për nxënësit, si dhe tjera aktivitete të rëndësishme për vendlinjen. “Unë potencova që komuna e Tuzit, si institucion përherë do të jetë partner strategjik i mërgatës shqiptare e Kjo më së miri dëshmohet me projektin e rrugës së Trieshit, të cilën e ka filluar diaspora dhe do ta përfundoi komuna e Tuzi, me partner tjerë ndërinstitucional!,” thekson kryetari Gjeloshaj. Po ashtu, ai rikujtoi që pjesa tjetër e rrugës nga Delaj-Koritë do të përfundohet shumë shpejt me standardet e kërkuara, që do të kaloi vleren e 750 mijë euro pa donacionin e një kompania private, duke shtuar se këto angazhime e shumë të tjera e dëshmojnë më së miri se komuna e Tuzit ka qenë kërkes e arsyeshme e shqiptarëve si në vendlindje, ashtu edhe në mërgim. “U desht rrugë e gjatë dhe mund i madh të arrisim statusin e komunës. Shumë punë dhe sfida u kaluan, për të ardhur në këtë moment. Ne e arritëm Komunën, bashkë fituam edhe pushtetin dhe së bashku duhet të ballafaqohemi me shumë sfida, se vetëm kështu mund të kemi rezultate konkrete,” tha Gjeloshaj. “Potencuam edhe ballafaqimin edhe të Covid 19 vitin e kaluar, që ishim model jo vetëm në Mal të Zi por edhe më gjerë. Ndihma e diasporës ishte tepër e rëndësishme! Kaluan dy vite angazhim shumë te madh, duke krijuar institucionet shqiptare dhe duke dëshmuar me vepra se Malësia ka kapacitet të zhvillohet në çdo aspket. Këtë më së miri e dëshmon rritja e buxhetit dhe investimeve kapitale nga viti në vit” shprehet Gjeloshaj. Ai thekson se pa ndalur po angazhohen që Malësinë ta ndryshojnë e ndërtojnë, dhe se po punojnë çdo ditë për të nxjerrë pasuritë në dritë, duke filluar nga bujqësia, si veprimtaria më e rëndesishme, infranstrktura, arsimi, kultura, sporti, mirëqenia sociale etj. Po ashtu, angazhim maksimal i komunës mbetet tërheqja e investitorëve të huaj nga rajoni dhe më gjerë. Me këto investime milionëshe në komunën e Tuzit do të hapen dhjetra vende të reja pune dhe do të ngritet ekonomia.  “Ne presim investime edhe nga diaspora, shpresojmë në agazhimin tuaj në këtë drejtim, sidomos për biznese të vogla, sepse kjo është dëshmuar se është mënyra më afatgjate për të ndihmuar vendlindjen! Ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë në përgatitjen e dokumentacioneve, lirimin nga tatimi si dhe peripeci tjera që ndikojnë në realizimin e investimeve në Malësi. Unë edhe me këtë rast i ftova bashkëvndasit tonë, që sipas mundësisë, të vizitojnë vendlindjen me fëmijët e tyre sa më shpesh, të punojmë bashkë, për të mirën e Malësisë,” thekson Gjeloshaj.

SHARE