2, 3 DHE 4 MAJ, DITË JO PUNE ME RASTIN E FESTËS SË FITËR BAJRAMIT

Besimtarët e besimit islam kanë të drejtën e pushimit me pagesë për kremtimin e festës fetare të Fitër Bajramit për tre ditë, e hënë, 2 maj, e martë, 3 maj dhe e mërkurë, 4 maj, njoftoi Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Siç theksojnë ata, organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të obliguar të sigurojnë kryerjen e punëve gjatë festave, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët apo shtetin.

SHARE