INSTITUTI: 92 RASTE TË REJA, 1 VIKTIMË

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 92 të rinj të infektuar me koronavirus dhe një person ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftoi se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit me koronavirus kanë përfunduar analizat dhe kanë dorëzuar rezultatet për 1,840 mostra. Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 125, njoftuan nga ISHP, ndërsa numri i rasteve aktive është 622.

SHARE