Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të muajit të ardhshëm do të qëndrojë për një vizitë zyrtare dyditore në Mal të Zi.
Në ditën e parë të vizitës së saj në Podgoricë, ajo do të bisedojë me zyrtarët më të lartë malazezë.
Presidentja Osmani në ditën e dytë do të bisedojë në Ulqin me përfaqësues të jetës politike dhe publike.