Është rritur frikshëm bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin në orën 03:54 të mëngjesit të së martës.
Është konfirmuar viktima e 41 si pasojë e tërmetit të së martës.
Autoritetet po nxjerrin nga rrënojat disa të mbijetuar, ndërsa po përpiqen të komunikojnë me personat që ndodhen nën rrënoja në Thumanë.
Duke qenë se mbrëmjen e kaluar ka pasur reshje të shiut, në disa vende janë të detyruar që të lëshojn tendat e tyre dhe të strehohen në ndonjë vend tjetër.