DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE DHE RESPA KANË KRYER NJË ANKETË MBI KËNAQËSINË E PUNONJËSVE NË NJËSITË E VETËQEVERISJES VENDORE

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në bashkëpunim me Shkollën Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), kanë kryer një anketë mbi kënaqësinë e punonjësve në njësitë e vetëqeverisjes vendore.

„Qëllimi i këtij hulumtimi është të krijojë një analizë që tregon shkallën e kënaqësisë së zyrtarëve dhe punonjësve vendorë me kushtet dhe metodat e punës, kulturën organizative dhe aspekte të tjera të rëndësishme për përmirësimin e mjedisit të punës. Kjo analizë vuri në dukje segmentet e proceseve të punës që duhen përmirësuar, në mënyrë që rezultatet e punës të jenë sa më cilësore, dhe punonjësit të jenë të kënaqur,“ tha drejtori i Administratës së Burimeve Njerëzore, Agron M. Camaj.

 Kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ndër të tjera shkruan:

„Ky sondazh është i digjitalizuar dhe plotësisht anonim, duke pasqyruar standardet metodologjike më bashkëkohore. Për herë të parë në Malin e Zi, kjo Analizë shërben si mjet thelbësor për menaxhimin e burimeve njerëzore në nivel lokal. Jam krenar që drejtoj një komunë që, sipas kësaj Analize, shihet si punëdhënës i suksesshëm, duke rritur entuziazmin dhe përkushtimin për zhvillim të mëtejshëm.“

SHARE