“Malet” e ka titulluar këngën e re Yll Limani, të cilën e ka publikuar të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Lira e ka bërë muzikën e kësaj kënge që e ka shkruar edhe tekstin së bashku me këngëtarin.
Fatjon Miftari është producent i projektit, derisa Johan Bejerholm është kujdesur për miksimin dhe masterizimin.
Për anën vizuale është angazhuar produksioni Supercut që e ka xhiruar videoklipin.
“Shpresoj ta pëlqeni po aq sa të gjithë ata që punuan në të”, ka shkruar Ylli në njoftimin për këngën e re. /Telegrafi/