NUK DO TË LEJOMË RREZIKIMIN E INTERESAVE KOMBËTARE TË MALIT TË ZI

Udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, tha se partia e tij nuk do të lejojë asnjë lojë me baste për sa i perket interesave kombëtare të Malit të Zi. Ai tha se koncepti i një qeverie eksperte është zgjidhja më e mirë. Ai përsëriti se nuk ka asnjë diskutim rreth sektorit të sigurisë dhe që përfshin Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi. Më herët sot, nënkryetarja e Lëvizjes Qytetare URA, Bozhena Jelushiq,  tha se vetëm një qeveri eksperte, me përjashtimin e nevojshëm që kryeministri i caktuar duhet të jetë nga radhët e deputetëve, merret në konsideratë. Nga ana tjetër, kryeministri i caktuar për përbërjen e qeverisë së re, Zdravko Krivokapiq, nuk përjashton mundësinë e pjesëmarrjes së politikanëve në pushtetin e ri ekzekutiv, nëse biografia e tyre plotëson kushtet për funksionin e propozuar.

SHARE