GJELOSHAJ: DJE NUK MORËM ASNJË OFERTË NGA MANDATARI I CAKTUAR KRIVOKAPIQ

Lista Shqiptare dje nuk ka fituar ofertën nga mandatari i caktuar Zdravko Krivokapiq. Pasi që Lista Shqiptare i kishte prezentuar kërkesat programore, Krivokapiq i ofroi Listës Shqiptare, Ministrinë e Turizmit dhe Ekologjisë, si dhe Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave. Gjithashtu janë ofruar edhe shtatë pozita shtesë, funksionet e ndihmësve ose sekretarëve shtetërorë, u konfirmua nga Nik Gjeloshaj. Gjeloshaj tha se për të është shumë e rëndësishme ndarja e resoreve të institucioneve tjera me theks të veçantë në sektorin e sigurisë si dhe zgjidhjet personale për këto resore. Ai thekson se vendimi i tyre për dialog dhe bisedë ishte i justifikuar, por natyrisht nuk do të jenë pjesë e qeverisë me çdo kusht. “Me qëndrimin tonë për dialogut, ne kemi treguar pjekuri politike dhe seriozitet në përfaqësimin e popullit tonë, dhe nga ana tjetër ne donim të shihnim nëse ftesa e shumicës së re për partitë e pakicave ishte e sinqertë apo thjesht një formalitet,” tha Gjeloshaj. Gjeloshaj tha së shpejti në seancën e kryesisë së Listës Shqiptare, do të vlerësojnë seriozitetin e ofertës dhe zgjidhjet konkrete të ofruara nga mandatari për kryeministër. “Ne sigurisht do ti mbesim qëndrimit që të punojmë në interes të popullit tonë dhe presim respekt në çdo nivel të procesit të negociatave në lidhje me formimin e qeverisë,” përfundoi Gjeloshaj.

SHARE