PLANI ËSHTË TË NDËRTOHET NJË TERMINAL I RI PASAGJERËSH NË AEROPORTIN E PODGORICËS

Aeroportet e Malit të Zi po planifikojnë të ndërtojnë një ndërtesë të re terminali në aeroportin e Podgoricës, që mund të kushtojë nga 30 deri në 40 milionë euro.

Kjo do të nënkuptonte ndërtimin e një godine terminali me pajisje dhe rrugë të plota, rrugë hyrëse, si dhe një zonë të re parkimi, platformë dhe rrugë lidhëse.

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Aeroportit të Malit të Zi, Elldin Dobarxhiq, sot në seancën e Qeverisë e prezantoi projektin, duke kërkuar nga autoriteti ekzekutiv “dritë jeshile” për të filluar zbatimin e tij.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, tha se ky investim është i domosdoshëm dhe se duhet të fillojë sa më shpejt.

“Një investim modest, prisja një projeksion më të shtrenjtë. Mbështetje e plotë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, sepse jemi dëshmitarë se ju jeni duke punuar fjalë për fjalë në kushte të pamundura”, vlerësoi Gjuroviq.

SHARE