QEVERIA E MALIT TË ZI ZVOGËLON MARZHET PËR NJË MIJË ARTIKUJ

Qeveria e Malit të Zi do të zvogëlojë marzhet në një mijë artikuj, ka paralajmëruar zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj.

Gjeloshaj ka sqaruar në konferencën për media se ky vendim nuk do të zbatohet nga dyqanet e vogla.

“Tregjet e vogla do të përjashtohen nga ky vendim. Vendimi do të jetë i vlefshëm deri më 31 janar 2025. Kemi pasur shumë mbështetje nga sindikatat, të cilat na kanë dorëzuar shporten e konsumatorit”, tha ai.

Gjeloshaj theksoi se janë munduar që të kenë sa më shumë produkte vendore me çmim të reduktuar.

“Do të ketë një fushatë të vazhdueshme për të informuar qytetarët për produktet që janë në zbritje. U bëj thirrje mediave që të na ndihmojnë”, tha ai.

Kryeministri Millojko Spajiq tha se do të zbriten të gjithë artikujt me peshë të caktuar.

“Prandaj, të gjithë artikujt që bëjnë pjesë në një kategori të caktuar produkti do të zbriten. Sigurisht, pa diskriminuar se për cilën markë bëhet fjalë,” tha Spajiq.

Sipas tij, inflacioni në vetvete nuk është problem, por çmimet e larta të produkteve janë ende.

“Ne synojmë çmimet e larta të produkteve. Jemi duke punuar për një problem që është trashëguar. Kemi marrë parasysh mendimet e qytetarëve të cilët i kanë dërguar të gjitha kërkesat, kështu që kemi marrë një vendim që është më gjithëpërfshirës. Kjo masë do t’u mundësojë qytetarëve të presin rritje të pagave dhe një standard dukshëm më të lartë. Në këtë mënyrë do t’i bindim qytetarët se Qeveria nuk do të kërcënojë standardin e qytetarëve, të cilin vazhdimisht e dëgjojmë nga opozita”, tha kryeministri.  

SHARE