QËNDRIM POZITIV PËR BE-në KANË 71.9% TË QYTETARËVE

Qëndrimin e vet pozitiv, ose kryesisht pozitiv për BE e kanë shprehur rreth 72 përqind të qytetarëve të Malit të Zi. Këtë e kanë treguar rezultatet e opinionit publik me titull, “Qëndrimet e qytetarëve për integrimet evropiane dhe procesin e asocimit të Malit të Zi me BE”. Hulumtimi ka treguar se qëndrim shumë pozitiv për BE e kanë 26 përqind të qytetarëve. Në pyetjen nëse personalisht e përkrahin anëtarësimin e Malit të Zi në BE, 73.8 përqind të anketuarve kanë theksuar se anëtarësimin e përkrahin tërësisht ose deri diku. Ne pyetjen se cili shtet ose bashkësi e shteteve është donatori më i madh financiar në Mal të Zi, 42 përqind të anketuarve kanë deklaruar se ky është Bashkimi Evropian.

SHARE