ASH, FORCA, LDSH, LP DHE UT, NËNSHKRUAJNË KOALICIONIN PARAZGJEDHOR

Sot në Ulqin, Forumi Shqiptar (ASH-LDSH), Forca e re Demokratike, Unioni i Tuzit dhe Lëvizja Perspektiva, nënshkruan koalicionin parazgjedhor, për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

Kryetari i Komunës së Tuzit , Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën të ditur se ky bashkim përfaqëson shqiptarët pa dallime, nga bregu i Buenës e deri në Dacaj të Rozhajës!

Ky bashkim përfaqësohet me 15 këshilltarë në Kuvendin e Tuzit, 9 në Kuvendin e Ulqinit, 5 në Kuvendin e Gucisë, me nga një këshilltar në Kuvendin e Plavës dhe Podgoricës.

Në total 31 nga 41 këshilltarët e subjekteve nacionale ose 71% të përfaqësimit politik nacional.

Po ashtu pjesë e këtij koalicioni janë: nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, kryetari i komunës së Tuzit, kryetarët e Kuvendeve të komunës së Ulqinit dhe Tuzit, nënkryetarët e komunës së Tuzit dhe Gucisë.

Për dy ditë me radhe u mbajten takime online, mes perfaqesuesëve të subjekteve shqiptare dhe përfaqësuesëve te të gjitha shoqatave nga diaspora, kryesuar nga Mark Gjonaj, për të arritur formimin e një listë të përbashkët, por pa sukses.

Liderët e këtij blloku, Nik Gjeloshaj, Nazif Cungu, Nikollë Camaj, Fadil Kajoshaj dhe Amir Hollaj shtyn procesin e nënshkrimit për disa ditë, me shpresë se edhe pala tjeter do të dëgjojë apelin e disporës dhe votuesit shqiptar në Mal të Zi.

Meqenëse deri te formimi i një liste nuk erdhi, ata sot në Ulqin firmosën koalicionin parazgjedhor.

SHARE