GJELOSHAJ: ZHVILLIMI I DEMOKRACISË ËSHTË NJË PËRPARËSI PËR ÇDO ANËTAR TË NATO-s

Zhvillimi i demokracisë dhe të drejtat e njeriut janë baza fundamentale që duhet pasur në fokus çdo shtet anëtar i NATO-s, ka theksuar Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj pas takimit me ish ambasadorin e SHBA-së në Gjermani gjatë mandatit të presidentit Obama dhe guvernatorin aktual të shtetit të New Jersey, z. Philip Murphy. Siç tha Gjeloshaj, Mali i Zi si shtet anëtarë i NATO-s, është gjithmonë në fokus të anëtareve të saj, e posaçërisht të SHBA-ve, si një ndër shtetet më përkrahës të anëtarësimit të Malit të Zi në këtë aleancë.  Gjeloshaj falendëroi z. Murphy për pritjen, si dhe Paul dhe Rita Juliano për mundësinë dhe pritjen bujare që na përgatiten në shtëpinë e tyre në New Jersey.

SHARE