GJELOSHAJ TAKON Z. CALABRESE DHE ZNJ. NIKAJ

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, në takim e radhës në SHBA, me kryetarin e Komunës së Cliffside Park, Z. Thomas Calabrese dhe anëtaren e Këshillit Bashkiak, znj. Selvie Nikaj.

“Biseduam për mundësitë e bashkëpunimit me qëllim shkëmbimin e eksperiencave midis dy komunave,Komunës së Tuzit dhe asaj të Cliffside Park.Gjithashtu me kryetarin Calabrese diskutuam për situatën me pandemin si dhe shumë çështje të tjera me rëndësi që kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme!,” thotë Gjeloshaj.

SHARE