ABAZOVIQ: MALI I ZI PËR TË RUAJTUR VLERAT E CIVILIZIMIT

Mali i Zi është një partner i besueshëm dhe i sinqertë, i cili do të luftojë me të gjitha mjetet në dispozicion për të ruajtur vlerat universale të civilizimit, tha Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq në konferencën ministrore ndërkombëtare të vendeve anëtare të Koalicionit Global për Fitoren mbi ISIS. Ai tha në konferencën në Romë se Mali i Zi është i përkushtuar në përpjekjet e koalicionit dhe luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit në të gjitha format e tij. Siç u njoftua nga kabineti i tij, Abazoviq theksoi gatishmërinë e Malit të Zi që, në përputhje me mundësitë e tij, të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë aktive në politikën e koalicionit Global. Qeveria e Malit të Zi është e angazhuar për forcimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit me Aleancën, tha Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, i cili bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në periferi të konferencës së Koalicionit Global në Romë. “Mali i Zi, si një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm, dëshiron të kontribuojë në përballjen me sfidat e sigurisë,” shkroi Abazoviq në Twitter. Konferenca e koalicionit Global për Fitoren mbi ISIS u organizua me ftesë të Ministrit Italian të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Mayo dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

SHARE