Kompania Masdar, një nga liderët botërorë për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme, është e interesuar të investojë në Malin e Zi, kumtuan shefi ekzekutiv dhe drejtori i rajonit të Evropës Juglindore, Mohamed Xhamel Al Ramahi dhe Ahmed Al-Avadi.
Nga Shërbimi i marrëdhënieve me publikun i Qeverisë së MZ, kumtuan se Markoviq, gjatë takimit me Al Ramahi dhe Al-Avadi, ka thënë se është i kënaqur me faktin se Masdar iu bashkua kompanive botërore të njohura që po investojnë ose i konsiderojnë seriozisht investimet në Mal të Zi.
Markoviq i njoftoi bashkëbiseduesit e tij për fitimet e këtij viti në fushën e energjisë në Mal të Zi dhe zgjedhjen e marrëdhënieve brenda Korporatës Energjetike, të cilët, siç theksoi Markoviq me lëshimin në punim të kabllos së energjisë nëndetëse deri në Itali, Malin e Zi në mënyrë kualitative e pozicionon në hartën evropiane të energjisë.
“Ne kemi konsoliduar sektorët tonë të energjisë në mënyrë që Korporata Energjetike e MZ, të jetë partner i mirë dhe i besueshëm për investitorët në këtë fushë. Kemi të gjitha kushtet për bashkëpunim, besim dhe mirëkuptim dhe interesim për të zhvilluar projekte konkrete. Për shkak të gjithë kësaj, ne jemi të interesuar të tregojmë interesimin tuaj në projekte energjetike të tilla si ndërtimi i termocentraleve në Moraçë dhe Komarnicë “, deklaroi Markoviq.
Përfaqësuesit e Masdar, kumtuan se janë të kënaqur me punët e deritanishme në Malin e Zi dhe theksuan se pas marrëveshjes për marrjen e gjysmës së pronësisë së termocentraleve të erës, në Krnovo nga partneri francez Akio, ata kanë fituar përvoja të mira.
” Disa nga investimet tona mund të hapin dyert edhe për investitorët në fusha tjera”,deklaroi Al Ramahi.