PALMER: SERBIA DHE MALI I ZI DUHET TË KENË KANALE TË HAPURA PËR KOMUNIKIM

    Serbia dhe Mali i Zi çdoherë do të jenë fqinjë dhe duhet të gjejnë mënyrë ti zgjedhin të gjitha çështjet në marrëdhënie të partneritetit, deklaroi i dërguari i posaçëm për Ballkanin, Metju Palmer.

    Ai potencoi se Mali i Zi ka të drejtë të vendos parametra për atë kush mund të hyjnë në vend në pajtim me rekomandimet epidemiologjike.

    “Porosia më e rëndësishme se të dy vendet duhet të bisedojnë, qeveritë duhet të komunikojnë dhe duhet të kenë kanale të hapura për komunikim,” tha Palmer.

    Ai shtoi se duhet të kujdesen për vendimet që mund të ndikojnë ndaj marrëdhënieve me fqinjin e rëndësishëm dhe se si ato do të ndikojnë në sezonin veror turistik, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm e turistëve serb më ekonominë malazeze.

    SHARE