ORAV DHE AMBASADORËT E VENDEVE ANËTARE TË BE-së KANË SHKRUAR LIBËR GJATË PANDEMISË

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE në Mal të Zi dhe shefi i delegacionit të BE, Aivo Orav kanë shkruar librin “Diplomatët e bashkuar në izolim”, gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në Info Qendrën e BE , e cila e ka botuar këtë libër , është kumtuar se ambasadorët kanë vendosur që në këtë mënyrë të shënojnë periudhën të cilën e kanë kaluar së bashku në izolim.

Theksohet se libri paraqet një vështrim të llojit të vetë të 13 ambasadorëve rezidentë të vendeve anëtare të BE në Mal të Zi ,si dhe e shefit të delegacionit Oravë gjatë kohës së koronavirusit.

Diplomatët deklarojnë se përmes këtij libri mund të shihet bota e diplomacisë me një sy tjetër, por edhe për të dëshmuar një përpjekje aktive për të punuar së bashku për të ndihmuar ata në nevojë.

Ministri i punëve të jashtme, Srgjan Darmanoviq shkruan në parathënie të librit se fjala e shkruar është dëshmi se si diplomatët dhe diplomacia janë gjetur në terren në të cilin nuk ishin mësuar , për sfidat me të cilat është dashtë të ballafaqohen , si i kanë tejkaluar ato , si dhe për mësimet të cilat i kanë nxjerrë nga ky izolim.

SHARE