PDS FITON SHUMICËN ABSOLUTE NË PODGORICË

Dje në zgjedhjet lokale të zhvilluara  në Mal të Zi, Koalicioni “Për të mirën e qytetarëve të Podgoricës”, i përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Boshnjake dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, fitoi shumicën absolute në Kryeqytet.

Zgjedhjet në Podgoricë, sipas rezultateve paraprake i ka fituar PDS me partnerët e vet në koalicion e cila mori 32 nga 61 mandate sa ka Kuvendi i Kryeqytetit.

Po sipas këtyre rezultateve në Kuvendin e Podgoricës, do të jetë edhe Alternativa Shqiptare e cila fitoi një mandat. Si forcë e dytë në Podgoricë është Koalicioni “Podgorica për shekullin 21”, i përbërë nga Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare Ura, me 17 mandate, ndërsa Koalicioni i përbërë nga Fronti Demokratik dhe Partia Popullore Socialiste fitoi 8 mandate, kurse Social Demokratet fituan 3 mandate.

Sipas Qendrës për Tranzicion Demokratik në Podgoricë, votuan 64.2 përqind të qytetarëve.

Në këto zgjedhje në territorin e komunës së Tuzit komunë në kuadër të Kryeqytetit, votuan 6252 qytetarë.

SHARE