MERR FLAKË DEPONIA E MAKINAVE NË RRUGËN TUZ-PODGORICË

Një zjarr i madh ka rënë sot rreth orës 13:30 në një deponi makinash në Rakiq, konkretisht rruga Tuz-Podgoricë.  Sipas Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Podgoricës, në vendngjarje ndodhen katër zjarrfikës. “Sot në ora 13:34 në Shërbimin për Mbrojtje dhe Shpëtim është dërguar njoftim se në Rakiq ka rënë zjarr në deponinë e makinave. Me daljen në vendngjarje është konstatuar se bëhet fjalë për zjarr me mbetje të lëndëve të para dytësore”, njofton Shërbimi. Ata shtojnë se ishte një zjarr i “frontit të madh” dhe se janë dërguar shtatë ekipe me 12 zjarrfikës. “Ekipet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen të lokalizojnë zjarrin”, thuhet në deklaratë.

SHARE