MALI I ZI, SERBIA DHE BOSNJA KUNDËR ANËTARËSIMIT TË KOSOVËS NË KËSHILLIN E EVROPËS, GREQIA ABSTENON

Gjithsej 31 delegatë votuan pro raportit, katër kundër dhe një abstenim në votimin për testin e parë në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Përfaqësuesit e Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës votuan kundër ndërsa Greqia abstenoi rreth rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Tash e mbas kjo pikë pritet të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme.

Maja Vukiçeviq, përfaqësuese nga Mali i Zi që ka votuar kundër është nga partia serbe “Partia Popullore Demokratike” në Mal të Zi.

Ajo ka thanë se “u qëndroj besnike bindjeve të mia ideologjike dhe parimeve politike, do të votoj kundër pranimit të Kosovës”.

Vukiçeviq siç citojnë disa media malazeze ka thënë paraprakisht se “pranimi i Kosovës në KiE do t’i hapte rrugën territoreve të tjera të diskutueshme që të kërkojnë anëtarësim”.

SHARE