AUTORITETI PALESTINEZ E FORMON KABINETIN E RI

FILE - Palestinian President Mahmoud Abbas speaks during a conference to support Jerusalem at the Arab League headquarters in Cairo, Egypt, on Feb. 12, 2023. Palestinian President Mahmoud Abbas has fired most of the governors in the occupied West Bank. The move follows long-standing demands for a political shake-up as frustration grows with the semi-autonomous Palestinian Authority. Abbas issued a decree dismissing the governors of eight provinces under Palestinian administration in the occupied territory. (AP Photo/Amr Nabil, File)

Autoriteti Palestinez e ka prezantuar kabinetin e ri të enjten, pasi është duke u përballur me thirrje ndërkombëtare për reforma.

Presidenti Mahmoud Abbas – i cili e ka udhëhequr Autoritetin Palestinez për gati dy dekada dhe vazhdon ta ketë kontrollin e përgjithshëm mbi të – njoftoi krijimin e qeverisë së re përmes një dekreti presidencial të enjten. Asnjëri nga ministrat e ri nuk janë figura të njohura.

Në fillim të këtij muaji, Abbas e zgjodhi Mohammad Mustafan, këshilltarin e vet të kahmotshëm, për t’u bërë kryeministër.

Mustafa, një ekonomist i pavarur politikisht dhe i arsimuar në SHBA – ishte zotuar se do ta formonte një qeveri teknokratike dhe se do ta krijonte një fond të pavarur të besimit për ta ndihmuar Gazën të rindërtohet.

Autoriteti Palestinez i administron pjesë të Bregut të uzurpuar Perëndimor. Forcat e tij u përzunë nga Gaza kur Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e mori pushtetin më 2007, dhe nuk ka pushtet në këtë territor.

Autoriteti Palestinez gëzon pak mbështetje apo ligjshmëri në mesin e palestinezëve, kryesisht për shkak se nuk ka mbajtur zgjedhjet në 18 vjetët e fundit.

Politika e tij për të bashkëpunuar me Izraelin për çështjet e sigurisë është tejet jopopullore dhe i ka bërë shumë palestinezë ta cilësojnë atë si nënkontraktor të pushtimit.

SHARE