NUK KA DËNIME PËR KRIME LUFTE, TORTURA DHE SULME NDAJ GAZETARËVE

Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Amnesty International” ka publikuar një raport për këtë vit në të cilin paralajmëron se në Mal të Zi ende ka mosndëshkim për krimet e luftës, torturat dhe sulmet ndaj gazetarëve.

“Policia nuk është përgjigjur në mënyrë adekuate ndaj dhunës në familje. Abuzimi verbal dhe kërcënimet ndaj grupeve të diskriminuara kanë përkeqësuar ndarjet ekzistuese etnike”, thuhet në dokument.

Aty thuhet se dy kryeministra u rrëzuan me votë mosbesimi, gjë që shkaktoi krizë politike.

“U zhvilluan protesta masive në të cilat qytetarët kërkuan zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe ndryshim të ligjit për kufizimin e kompetencave presidenciale”, thuhet në dokument.

Në pjesën e dokumentit që lidhet me torturën, theksohet se Komiteti i Kombeve të Bashkuara kundër torturës ka ripërsëritur shqetësimet e tij të kahmotshme lidhur me kushtet dhe të drejtat e të paraburgosurve në paraburgimet e policisë dhe burgjet.

Amnesty International thekson se janë raportuar 25 sulme ndaj gazetarëve.

Gratë aktive në jetën publike, siç u vlerësua, i’u nënshtruan abuzimit mizogjen.

SHARE