KRYETARI GJELAJ PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E MINISTRISË SË TURIZMIT

Kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj priti në takim përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut.

Siç njoftojnë nga komuna e Tuzit, ky takim pati në fokus ekologjinë në komunën e Tuzit.

Gjatë takimit, u diskutua për pastërtinë e kanionit të lumit Cem, gjegjësisht gomat e hedhura pranë lumit dhe zgjidhjen e këtij problemi.

Ata njoftuan se të hënën më 22.04.2024 në ora 9:00 do të organizohet një aksion për heqjen e këtyre gomave, si dhe theksuan se të gjithë së bashku mund të kontribuojnë në mbajtjen e mjedisit të pastër.

SHARE