CAMAJ: E NDËRTUAN SHTETIN MBI KRIMIN DHE KORRUPSIONIN

Deputeti i Forumit Shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Nikollë Camaj, deklaroi për „Vijesti“ se krijuesit e Malit të Zi të pavarur nuk e stabilizuan atë në 15 vjet, por me krijimin e një sistemi të bazuar në krim dhe korrupsion, ia ngadalësuan rrugën evropiane, por nuk mund të ketë rivizatim të kufijve në Ballkan „në këto rrethana gjeopolitike“.

Ai këtë e ka konstatuar duke komentuar deklaratat e ish-presidentit dhe qeverisë, Millo Gjukanoviq, se “Ballkani i Hapur” është një përpjekje për të institucionalizuar dominimin e Serbisë dhe Shqipërisë” dhe “i paraprin krijimit të Serbisë së madhe dhe kundërpeshën e saj –  Shqipëria brenda kufijve natyrorë”.

“Nëse i përmbahemi marrëveshjes së koalicionit, do të jemi anëtari i ardhshëm i BE-së. Nëse frika e tij (e Gjukanoviqit) ka një bazë, ajo nuk do të zgjasë shumë për ne, si shumicë. Mendoj se në Mal të Zi ka mjaft forca politike dhe inteligjencë për të mos e humbur këtë shans për hir të interesave të të tjerëve, e aq më pak për hir të interesave personale”, tha Camaj.

Ai theksoi se asnjë zyrtar nga Shqipëria apo Kosova nuk e ka përmendur ndonjëherë avokim për Shqipërinë brenda kufijve të saj natyrorë, ndërsa është përmendur “paraprirje/fillim” për një Serbi të madhe nga deklarata e Gjukanoviqit.

“Nuk është korrekte të bëhet një paralele e tillë”, tha Camaj.

Camaj tha se është ndër të paktët politikanë shqiptarë që dikur ka qenë kundër “Ballkanit të Hapur” dhe se për këtë ishte dakord me Gjukanoviqin, por sepse “Kosova nuk është përfshirë si partner i barabartë”, si dhe se në të kundërtën “do të ishte një zgjidhje afatgjatë për vendosjen e një marrëveshjeje të përhershme ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, dhe kështu (do ta kishim) Ballkanin pa turbulenca politike”.

“Sigurisht në atë histori e shoh Malin e Zi si anëtar të barabartë”, ka deklaruar Camaj.

SHARE