Real Madridi ia cakton çmimin Asensios

Marco Asensio po kërkon të largohet nga Real Madridi këtë verë.

El Nacional raporton se presidenti Florentino Perez ka vendosur t’i plotësojë dëshirën spanjollit, por ata nuk do ta lënë atë të shkojë për më pak se 30 milionë euro.

Los Blancos nuk llogarisin më në lojtarin dhe janë të gatshëm t’i ndajnë rrugët me të.

Asensio është cak i disa skuadrave nga Liga Premier si Liverpool, Arsenal dhe Manchester United.

Edhe Bayern Munichu thuhet se ka shfaqur interesim për të, por ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete për lojtarin.

Spanjolli nuk po luan rregullisht te Real Madridi dhe largimi i tij nga “Santiago Bernabeu” është i pashmangshëm.

Kështu, në verë do të përcaktohet e ardhmja e tij, që me gjasë do të jetë Anglia. /Telegrafi/

SHARE