GAZI RUS DO TË PAGUHET ME RUBLA

Presidenti rus Vladimir Putin me 31 mars pret një raport nga Kabineti i Ministrave, Banka Qendrore dhe Gazprom mbi zbatimin e udhëzimeve për ndryshimin e monedhës kur paguhet për furnizimet me gaz për “vendet armike”, tha Kremlini.Qeveria e Federatës Ruse, së bashku me Bankën e Rusisë dhe shoqërinë aksionare publike Gazprom, duhet të zbatojnë një sërë masash për të ndryshuar monedhën e pagesës në rubla ruse për dërgesat e gazit natyror në vendet e BE-së dhe vendet e tjera që kanë vendosur masa kufizuese ndaj shtetasve rusë. Deklarata shton se raporti i parë për ndryshimin e monedhës së pagesës pritet më 31 mars, raporton agjencia shtetërore ruse RIA Novosti. Putin tha më herët se Rusia nuk do të pranonte pagesa për shitjen e gazit në euro dhe dollarë dhe se importuesit duhet të paguajnë me rubla.

SHARE