Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, falënderoi Qeverinë e Malit të Zi për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e saj për komunën në luftën kundër koronavirusit. “Ne në një kohë shumë të shkurter muarem përgjigje nga Qeveria e Malit të Zi për shpërndarjen e nevojave më themelore për fëmijët tanë më të vegjël, me vlerë 47 mijë euro. Faleminderit shumë për përgjigjen tuaj të shpejtë ”, ka shkruar Gjeloshaj në Facebook. Në emër të të gjithë qytetarëve të Tuzit, ai falënderoi Ministren e Ekonomisë Dragica Sekuliq për angazhimin “në këto periudha shumë të vështira për Tuzin”.“Dhe sigurisht, ne po i lëmë ata që janë më afër të fundit, Zëvendëskryeministrin Millutin Simoviq, i cili është bashkëqytetarë, që nga e marta, 24 orë në dispozicion për të gjitha nevojat, pyetjet, këshillat tona … Miqtë shihen në kohë të vështira, faleminderit Millutin!” , shkroi Gjeloshaj.