NIKOLIQ: E KEMI DORËZUAR NË KLUBET PARLAMENTARE INICIATIVËN PËR SHKARKIMIN E MANDIQIT

Kreu i Klubit Parlamentar të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Andrija Nikoliq, tha se e kanë përcjellë iniciativën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Andrija Mandiq në klubet e deputetëve.

“Kuvendi i Malit të Zi që nga kjo mbledhje nuk ka qenë shtëpi përfaqësuese e të gjithë qytetarëve. E keqpërdorur nga mikpritësi i saj për interesa partiake, nacionaliste dhe antievropiane”, tha Nikoliq në konferencën për shtyp.

Deputeti i PDS-së, Andrija Nikoliq, kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme që të fillojë procedurën për heqjen e shtetësisë së Malit të Zi kryeparlamentarit Andrija Mandiq.

Në konferencën për media të organizuar në Kuvendin e Malit të Zi, Nikoliq ka bërë të ditur se po tentohet të destabilizohet Mali i Zi dhe se kryetari aktual i Kuvendit nuk është i denjë të jetë kryetar i Kuvendit.

Ai thotë se beson se deri në fund të ditës do ta procedojë zyrtarisht iniciativën për largimin e Mandiqit.

SHARE